500 përfitues nga 16.227 aplikues të prekur me COVID-19 në Prishtinë

Në aplikimin online për ndihmë të qytetarëve të prekur nga Covid-19 në Komunën e Prishtinës deri tani kanë aplikuar 16 mijë e 227 qytetarë, ku prej tyre vetëm 500 u janë ekzekutuar mjetet.

Në një përgjigje Komuna e Prishtinës ka thënë se listat e qytetarëve tashmë janë dorëzuar në Ministrinë e Financave dhe se ekzekutimi ka filluar.

“Deri me tani kanë aplikuar gjithsej 16.227 qytetarë, ndërsa pagesat bëhen nga Thesari ne Ministrinë e Financave. Komuna e Prishtinës i ka dorëzuar listat për pagesë në Thesar dhe 500 pagesat e para janë ekzekutuar tashmë”, thuhet në përgjigjen e Komunës.

Reklama e sponzorizuar

Sa i përket vonesës së ekzekutimit të këtyre mjeteve për të cilat është përgjegjëse Ministria e Financave, KOHA ka tentuar t’i kontaktoj por nuk ka marr përgjigje.

Komuna e Prishtinës do të ndajë nga 50 euro për qytetaret nën moshën 65-vjeçare, që janë prekur me Covid-19, ndërsa nga 100 euro për ata mbi 65 vjeç.