6 të vdekur e 264 raste të reja me COVID-19 në Kosovë në 24 orët e fundit

6 persona kanë vdekur në Kosovë nga COVID-19 në 24 orët e fundit e janë regjistruar 264 raste pozitive. 

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 3 raste (82, 80, 76 vjeç), Gjilan 1 rast (64 vjeç), Mitrovicë 1 rast (64 vjeç), Prizren 1 rast (71 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 49.169 raste nga 173.145 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.262 raste të vdekjes.

Reklama e sponzorizuar

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 205 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 36.773 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.134.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 93 raste, Ferizaj 25 raste, Mitrovicë 16 raste, Fushë-Kosovë 14 raste, Podujevë 14 raste, Vushtrri 13 raste, Obiliq 11 raste, Pejë 8 raste, Gjakovë 7 raste, Gjilan 7 raste, Drenas 6 raste, Shtime 6 raste, Istog 5 raste, Kaçanik 5 raste, Lipjan 5 raste, Skenderaj 5 raste, Deçan 4 raste, Dragash 4 raste, Kamenicë 4 raste, Prizren 3 raste, Rahovec 3 raste, Viti 3 raste, Malishevë 2 raste dhe Zubin-Potok 1 rast.

Sa i përket gjendjes spitalore, u.d. i drejtorit të SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, ka thënë se numri i pacientëve të hospitalizuar me COVID-19 është mjaft i lartë.

Ai ka thënë se janë 785 të hospitalizuar, 44 në gjendje të rëndë, prej tyre 36 në respiratorë e tetë të intubuar.