Monedha europiane vijon edhe këtë të martë të ruaj të njëjtat vlera sikurse edhe një ditë më parë duke u blerë këtë mëngjes sërish me 123.3 lekë dhe duke u shitur me 123.9 lekë.
Sipas kursit të këmbimit lokal Paundi britanik vazhdon edhe ditën e sotme të humbasë pikë duke shënuar një rënie nga dita e hënë teksa blihet sot me 135 lekë dhe shitet me 136 lekë.
Dollari amerikan nuk ka regjistruar lëvizje të vlerës këtë të martë pasi vijon e dhe sot sikurse dje të blihet me 101.4 lekë dhe të shitet me 102.3 lekë, referuar tregut valutor vendas.
Franga zvicerane ndërkaq është valuta e vetme që ka shënuar një rritje të lehtë të kuotës pasi me një rritje prej 0.2 pikë nga dita e djeshme është blerë këtë të martë me 114 lekë dhe është shitur me 115 lekë. /Scan tv/