Berat Rukiqi thotë se në 5 vitet e fundit numri i investimeve te huaja ka rënë në Kosovë.
Edhe pse pandemi shumë bashkatdhetarë kanë vendosur ta vizitojnë Kosovën.
E përveç që vizitojnë të afërmit e tyre ata në vendlindje shpenzojnë edhe mjete financiare duke ndihmuar kështu ekonominë.
Megjithëse pandemia ka ndikuar që investimet të ndërpriten nëpër vendet e botës, duket se në Kosovë nuk ka ndodhur një gjë e tillë.
Kështu të paktën bëhet e ditur nga statistikat e Bankës Qendrore të Kosovës që ka siguruar T7.
Në këtë raport thuhet se në Kosovë investimet e huaja gjatë viti 2020 janë rritur për 34.3 milion euro.
Një gjë të tillë e konfirmon edhe zëdhënësi i BQK-së ,Kushtrim Ahmeti
Megjithatë një gjë komplet tjetër thuhet nga Oda Ekonomike e Kosovës.
Kryetari i OEK Berat Rukiqi thotë që në 5 vitet e fundit ka rënie të investimeve të huaja në Kosovë.
Rukiqi tregon edhe disa investime që u bënë në siç e quan ai fazën e parë të viti.
Kurse investimet nga bizneset vendore OEK thotë se janë ndërprerë tërësisht ose aty-këtu mund të ketë pasur ndonjë investim minor.