Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi njofton se ministria e Drejtësisë ka marrë qëndrim që 10% i kursimeve pensionale të përjashtohet nga përmbarimi.
Kjo thotë ai në mënyrë që qytetarët të kenë mundësi t;i tërheqin në tërësi dhjetë përqindëshin e kursimeve, përcjellë Gazeta Blic.
Ky është postimi i tij i plotë:
NJOFTIM ME RËNDËSI ?
I. Ministria e Drejtësisë në përgjigje të Shoqatës së Bankave të Kosovës, merr qëndrim që: dhjetë përqindëshi (10%) i kursimeve pensionale të përjashtohet nga përmbarimi, në mënyrë që pjesëmarrësit//qytetarët të mund t’i tërheqin në tërësi dhjetë përqindëshin (10%) e kursimeve pensionale nga bankat komerciale në rast se llogaritë e tyre rezultojnë të bllokuara në procedurën përmbarimore, marrë parasysh qëllimin e Ligjit për nr.07/L-016 për Rimëkëmbjen Ekonomike, si dhe dispozitat e Ligji nr.04/L-139 për Procedurën Përmbarimore dhe Ligjit nr. 04/L-101 për Fondet Pensionale të Kosovës
II. Marrë parasysh qëllimin e Ligjit për nr.07/L-016 për Rimëkëmbjen Ekonomike, dhe në përgjigje të Shoqatës së Bankave të Kosovës, Ministria e Drejtësisë në pajtim me dispozitat e Ligjit nr.04/L-139 për Procedurën Përmbarimore dhe Ligjit nr. 04/L-101 për fondet pensionale të Kosovës, Ministria e Drejtësisë, merr qëndrim që:
Dhjetë përqindëshi (10%) i kursimeve pensionale të përjashtohet nga përmbarimi, në mënyrë që pjesëmarrësit/qytetarët të mund t’i tërheqin në tërësi dhjetë përqindëshin (10%) e kursimeve pensionale nga bankat komerciale në rast se llogaritë e tyre rezultojnë të bllokuara në procedurën përmbarimore.