Ferizaj: Një person deponon në bankë monedha false në vlerë 455 euro

Një punëtore në një bankë në Ferizaj, ka raportuar se një person në emër të një firme ka deponuar 455 euro monedha metalike, të cilat kanë rezultuar se janë të falsifikuara.

Rasti është duke u hetuar nga Policia e Kosovës.

FALSIFIKIM I PARASË

Reklama e sponzorizuar

Ferizaj 14.12.2020-13:40.  Ankuesja femër kosovare punëtore e një banke, ka raportuar se me datë 21 – 22.09.2020 një person mashkull në emër të një firme ka deponuar 455 € monedha metalike të cilat kanë rezultuar se janë të falsifikuara. Monedhat janë konfiskuar nga njësitet policore, rasti është duke u hetuar.