Në pikën kufitare në Merdar sot është një fluks i madh i mërgimtarëve që po vijnë në Kosovë.
Zyrtarët policorë kanë konfirmuar për KOHË-n se fluksi ka nisur që nga ora 08:00.
Kolonat e gjata vazhdojnë të jenë edhe në këto momente.
Ndërkohë, sot është raportuar edhe për një numër të madh të mërgimtarëve dhe qytetarëve në Aeroportin e Prishtinës, që kanë ardhur në Kosovë për festat e fundvitit.