Sot rreth orës 05:30 është tentuar të grabitet bankomati i një banke në një qendër tregtare në lagjen Veternik.
Policia ka dalë në vendgjarje dhe të dyshuarit me të pikasur efektivët kanë shtënë me armë zjarri.
Si pasojë ka mbetur i lënduar një zyrtar policor i cili është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në QKUK.
Lajmin e ka konfirmuar për “Gazeta Blic” zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Rreth orës 05:30 është pranuar informata për një tentativë grabitjeje të një bankomati në një qendër tregtare në lagjen Veterniku në Prishtinë.Me të marrë informatën policia me shpejtësi ka dalë në vendin e ngjarjes dhe të dyshuarit për t’iu shmangur kapjes nga policia kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të zyrtarëve policor dhe për pasojë kanë plagosur një zyrtar policor, i cili menjëherë është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor.Aktualisht policia është në vendin e ngjarjes dhe po kryen ekzaminimet e nevojshme si dhe po ndërmerr të gjitha masat policore për një hetim të detajuar me fokus identifikimin e të dyshuarve, lokalizimin e vendndodhjes së tyre si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit”