Hoti: Pas 8 ditësh kur Ligji të hyjë në fuqi, do të hapet sistemi online për tërheqjen e 10%

Kryeministri Avdullah Hoti, e quajti ‘punë të madhe’ miratimin e Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike.

Sipas tij, në Ministrinë e Financave veç ka nisur puna për t’u zbatuar më pas nenet e Ligjit për Rimëkëmbje.

Hoti tha se ka kontaktuar Trustin, dhe në fillim të javës që po vjen do të ketë takim me ta.

Reklama e sponzorizuar

“Pas 8 dite ku Ligji të hyjë në fuqi, do të hapet sistemi online për t’u qasur në marrjen e 10 përqindshit tha Hoti.

Hoti tha gjithashtu se rreth 600 milionë euro arrin vlera e projektligjit për rimëkëmbje ekonomike, nga i cili do të përfitojnë bizneset dhe qytetarët”.

Janë 212 milionë euro nga Trusti pensional që mund të tërheqin qytetarët e Republikës së Kosovës, është prej 200 milionë euro në buxhetin e Kosovës për biznese, është një fond tjetër prej rreth 20 milionë euro vetëm për punëtorët që humbin vendet e punës, është heqja e TVSh-së në lëndë të parë për prodhues vendor që besoj që do të ndihmojë shumë në këtë drejtim, është lirimi nga interesat dhe ndëshkimet për të gjitha kompanitë për vonesat në pagesën e tatimeve të ndryshme, është ulja e TVSH-së për gastronomi në 8%, dhe është fondi për garantim të kredive, rritja e fondit për garantim të kredive për mbulimin deri në 80% të kolateralit për kredi që marrin bizneset private”, tha tutje Hoti.

Ky projektligj, i cili shndërrohet në ligj pas dekretimit të presidentit të Kosovës, do të mbetet në fuqi deri më 31 dhjetor 2021, përjashtimisht disa dispozitave që do të jenë të vlefshme deri në vitin 2028.