IKSHPK-ja organizon testime në sheshin “Zahir Pajaziti” për fundvit

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se do të organizojë testime plotësuese për COVID-19 në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Sipas njoftimit, testimi do të bëhet më 29 dhe 30 dhjetor nga ora 9:30 deri në orën 13:00.

Marrja e mostrave të hundës dhe fytit do të bëhet në baza vullnetarët për qytetarët që dëshirojnë të testohen me metodën PCR.

Reklama e sponzorizuar

Në njoftim theksohet se procedura e marrjes së mostrave do të bëhet sipas protokolleve të IKSHPK-së nga ekipet me përvojë.