Fondi i Kursimeve Pensionale ka publikuar statistikat e aplikimeve për tërheqje të 10%-shit në pesë ditët e para.
Vazhdojnë aplikimet në Fondin e Kursimeve Pensionale për tërheqjen e 10 përqindëshit, shkruan lajmi.net.
Sipas Trustit, deri më tani janë 344 mijë e 328 persona që kanë aplikuar për t’i tërhequr 10 për qind të kursimeve të tyre.
E në mesin e tyre janë edhe 1 mijë e 664 persona të cilët kanë aplikuar për t’i tërhequr mbi 4 mijë euro.
Duke e llogaritur shumën prej 4 mijë eurove dhe numrin e aplikuesve, del që shuma që do t’i tërheqin këta persona është 6 milionë e 656 mijë euro.