Kina kaloi Shtetet e Bashkuara në tremujorin e tretë për t’u bërë partneri më i madh tregtar i Bashkimit Evropian, pasi pandemia e COVID-19 goditi SHBA ndërsa aktiviteti kinez u rrit.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, gjatë nëntë muajve të parë të vitit 2020, tregtia midis BE-së dhe Kinës arriti në 425.5 miliardë euro, ndërsa tregtia midis BE-së dhe Shteteve të Bashkuara arriti në 412.5 miliardë euro, sipas të dhënave të Eurostat.
Ndryshe, për të njëjtën periudhë në vitin 2019, tregtia e BE-së me Kinën arriti në 413.4 miliardë euro dhe 461 miliardë euro me SHBA-në.
Eurostat tha se rezultati ishte për shkak të një rritje prej 4.5% të importeve nga Kina ndërsa eksportet mbetën të pandryshuara.
“Në të njëjtën kohë tregtia me Shtetet e Bashkuara regjistroi një rënie të ndjeshme si në importe (-11.4%) ashtu edhe në eksporte (-10.0%)”, ka bërë të ditur Eurostat.