Komuna e Prishtinës do të kompensojë edhe qytetarët që rezultuan pozitivë në testet serologjike

Të martën është hapur platforma online e aplikimit për ndarjen e ndihmës financiare për qytetaret e Komunës së Prishtinës, që kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

Në aplikacionin online thuhet se nga kjo ndihmë do përfitojnë personat e testuar me testin RT-PCR, gjë që ka shkaktuar shqetësime dhe ka nxitur reagime të qytetarëve sidomos të atyre që ishin testuar me test serologjik.

Mirëpo në një përgjigje për KOHËN, Komuna e Prishtinës ka thënë se të gjithë qytetarët e kësaj komune që kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, përfshirë ata që kanë rezultuar pozitivë në testin serologjik, mund të aplikojnë për ndihmë financiare.

Reklama e sponzorizuar

Nga kjo ndihmë përfitojnë nga 50 euro qytetarët e prekur me COVID-19 e që janë më të rinj se 65-vjeç, ndërsa nga 100 ata mbi moshën 65 vjeçare.

Uebfaqja e Komunës, e caktuar për këtë shërbim, tashmë ka rënë nga sistemi.

Prishtina është komuna më e prekur nga COVID-19 në Kosovë. Deri tash në nivel vendi janë regjistruar më shumë se 44 mijë raste pozitive, ndërsa 1148 persona kanë humbur betejën me virusin.