Ministri i Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Vesel Krasniqi ka pritur sot në një takim drejtuesit e Shoqatës së Industrisë së Qumështit të Kosovës.
Krasniqi ka bërë me dije se kanë diskutuar për problemet e tyre që janë shfaqur si pasojë e pandemisë.
Ai ka bërë me dije se do të bëhet edhe ekzekutimi i mjeteve të subvencionimit prej 25% të vlerës së produkteve që kanë në stoqe.
“Prita sot në një takim drejtuesit e Shoqatës së Industrisë së Qumështit të Kosovës. Bashkë diskutuam për problemet e tyre që janë shfaqur si pasojë e pandemisë. I njoftova për raportin që është përgatitur nga komisioni i formuar nga MTI-ja lidhur me stoqet që prodhuesit dhe përpunuesit e qumështit kanë nëpër depo. Në bazë të të dhënave që janë paraqitur në raport do të bëhet edhe ekzekutimi i mjeteve të subvencionimit prej 25% të vlerës së produkteve që kanë në stoqe”, ka shkruar ai në ‘facebook’.