KRU “Prishtina”: Uji i pijshëm është 100 për qind i sigurt

Nga Kompania e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, është thënë se uji i pijshëm është i sigurt 100 për qind.

Sipas njoftimit të kësaj kompanie testimi që është bërë në laboratorë ka treguar cilësi të lartë të ujit.

Kompania thekson se cilësia e ujit përcjellët rregullisht.

Reklama e sponzorizuar

Njoftimi i tyre i plotë pa ndërhyrje:

Qëllimi kryesor i Laboratorit të akredituar për cilësinë e  ujit të pijshëm  në Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit,, Prishtina,, sh.a. është organizimi dhe funksionimi i tij, si laborator për kontrollën e kualitetit të ujit bazuar në Standardet cilësore aplikative ( U.A.16/2012 ) dhe ato Evropiane (Udhëzimi –Direktiva 98/83/EC) mbi kualitetin e ujit për përdorim nga njerëzit.Kjo direktivë përcakton dallimet në mes të parametrave mikrobiologjik dhe atyre fiziko- kimik. Aplikimi i standardeve është në interes të të gjithë konsumatorëve të Prishtinës, Fushë Kosovës, Obiliqit, Shtimes, Lipjanit, Podujevës, Drenasit, Graçanicës dhe Fabrikës së trajtimit të ujit në Shkabaj.

Laboratori i cilësisë së ujit me planin e tij të monitorimit të brendshëm,  ka në procedurë pikë së pari mbledhjen  dhe marrjen e mostrave të ujit të përpunuar nga rrjeti i ujësjellësit, aeratorëve, liqejve,  puseve dhe lumenjëve.Laboratorët tanë të cilët janë të akredituar shfrytëzojnë metoda standarde për parametrat të cilat janë të aprovuara nga BE-ja, sipas procedurës të cilat janë dhënë me Direktivën 98 (93) EC.

Sipas  planit ditor, javor dhe mujor  për monitorimin  e brendshëm të kualitetit të ujit në KRU ” Prishtina ” sh.a, të burimeve sipërfaqësore Albanik, Badoc, Bivolak, Mihaliq(Kanali Ibër-Lepencit) si dhe burimeve nëntokësore Kroni, Obiliq, Shtime, Lipjan, Peran (Podujevë), Miradi , Graqanicë dhe Vragoli si dhe pesëmbedhjetë pikat në rrjetin e qytetit , në aplikim të monitorimit të shpejtë bazik dhe vijues  percjellim çdoherë kualitetin e ujit të pijshëm në çdo pikë mostrimi.

Cilësia e ujit është e kontrolluar dhe testuar  me analiza fiziko-kimike dhe bakteriologjike sipas parametrave të cilët janë në Listën  A dhe C  në Udhëzimin Administrativ  Nr.16/2012 për cilësinë e ujit për konsum nga njeriu.Një vëllim kaq i madh i punës dhe një kontroll ditore bazike dhe periodike, bënë që uji i pijshëm të jetë i sigurt 100% .Me monitoring të  shpejtë, bazik dhe vijues çdo ditë do te bëhët  mostrimi dhe analiza e ujit që prodhohet dhe distribuohet  nga fabrikat e ujit në Albanik ,Badovc dhe Shkabaj (Ibër-Lepenc) nga objektet prodhuese  Kastriot dhe Kroni, pastaj monitorimi javor i ujit që prodhohet në objektet prodhuese Shtime, Lipjan ,Drenas dhe Podujevë si dhe analiza e ujit në tre rezervuarët në qytet.

Paralelisht me laboratorin e akredituar të KRU,,Prishtina,, sh.a. analizat bëhen çdoherë edhe nga Instituti i Shëndetit Publik të Kosovës.