Kuçi: Serbia po shkel Traktatin e Komunitetit të Energjisë duke bllokuar linjat transmetuese

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi ka marrë pjesë sot në Këshillin e Ministrave të Komunitetit të Energjisë, që kësaj radhe u mbajt nën kryesimin e Malit të Zi.

Duke folur për rishikimin e Traktati të Komunitetit të Energjisë, njofton kumtesa nga kjo Ministri, Kuçi ka folur rreth aktualitetit pas pavarësimit energjetik të Kosovës dhe bllokadës që po bëhet nga Serbia.

Reklama e sponzorizuar

“Përderisa po flasim për integrim regjional të tregut të energjisë, vendit tim i janë bllokuar nga Serbia si palë nënshkruese e këtij traktatit, 60% të kapaciteteve transmetuese ndërkufitare. Kjo në parim zhvlerëson edhe vetë traktatin”, ka thënë ministri Kuçi.

Ai këto veprime i ka parë si të patolerushme dhe që duhet të sanksionohen nga BE-ja, përndryshe ky zotim i përbashkët në Traktatin e Komunitetit të Energjisë e humb kuptimin.