Kush do të jenë personat e parë që do të vaksinohen kundër COVID-19 në Kosovë?

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, është duke raportuar në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale lidhur me menaxhimin e situatës me Covid-19.

Edhe pse nuk ka dhënë informacione se kur do të furnizohet Kosova me vaksinën kundër COVID-19, ai ka bërë të ditur se cilat kategori do të kenë prioritet për vaksinim.

“Kategoritë prioritare janë punëtorët shëndetësorë, të gjithë personat mbi 65 vjeç, personat me sëmundje kronike e respiratorë, personat me sëmundje kronike të zemrës, mushkri se, neurologjike, personat me diabet”, ka thënë ai.

Reklama e sponzorizuar

Zemaj ka thënë se përveç vaksinave që u janë premtuar falas, janë duke shikuar edhe për mundësi tjera të furnizimit.

“Aplikimi zyrtarë nuk do të thotë që nuk po shfrytëzojmë mundësi tjera për vaksina shtesë. Synimi është të vaksinohen kategoritë më të rrezikuara ndaj COVID-19. Ministria e Shëndetësisë po punon në sigurimin e vaksinës COVID-19”, ka shtuar ai.