Ndërmarrja publike “Trafiku Urban” ka njoftuar se është zgjatur orari i qarkullimit deri në orën 20:00.
Sipas njoftimit thuhet se autobusët në Prishtinë do të qarkullojnë çdo ditë nga ora 06:00 deri në orën 20:00.
Lexo Edhe:
Masakër e tmerrshme etnike në Etiopi, mbi 100 të vrarë
“Sipas Vendimit të Qeverisë për kufizimin e lëvizjes, autobusët e NPK “Trafiku Urban” Prishtinë do të qarkullojnë çdo ditë nga ora 06:00 deri në orën 20:00, deri në ndonjë vendim tjetër nga institucionet përgjegjëse”, thuhet në njoftim.
Është bërë e ditur se ende vlen kufizimi gjatë pandemisë maksimumi 25 udhëtarë në autobus.