Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike publikohet në gazetën zyrtare

Është publikuar në gazetën zyrtare Ligji për Rimëkëmbjen Ekonomike.

Ligji është publikuar dy ditë pasi atë e dekretoi ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani.

Ky ligji është votuar të premten e kaluar më 4 dhjetor nga Kuvendi i Kosovës.

Reklama e sponzorizuar

Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike është inciuar para gjashtë muajsh nga Qeveria e drejtuar nga kryeministri Avdullah Hoti.

Në këtë ligj, ndër të tjera parashihet mundësia që qytetarët që kanë kursime të tërheqin 10 për qind të kursimeve të tyre nga Trusti.

Ndryshe në ditën e votimit, Trusti ka njoftuar se në momentin që del në gazetën zyrtare, qytetarët do të kenë mundësi të nisin aplikimin për tërheqje të parave përmes një aplikacioni të veçantë.