Mbi 50% e kontributdhënësve të Trustit kanë aplikuar për tërheqjen e 10%

Deri më tani në Trustin Pensional të Kosovës kanë aplikuar mbi 300 mijë persona për të tërhequr 10 përqindëshin nga kursimet e tyre pensionale.

Në tre ditët e para pas hapjes së mundësisë për aplikimin në Trustin Pensional për tërheqjen e 10% nga kursimet pensionale deri më tani kanë aplikuar 306744 persona.

Mbi shtatë mijë aplikime kanë qenë për shuma deri në 10 euro.

Reklama e sponzorizuar

Nga Trusti thonë se shuma që dominon më së shumti është nga 200 deri në 500 euro.