Pas fluksit të ardhjes së mërgimtarëve, Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka thënë se, Qeveria e Kosovës po i detyron ata të vetizolohen dhe ta bëjnë testin e COVID-19.
Përmes një postimi në Facebook, Miftarja thotë se brenda një dite, mërgimtarëve do t’iu merren nga 780 mijë euro nga bërja e këtyre testeve nga laboratorët private.
Postimi i plotë:
Mërgimtarët nga gjithë Evropa kanë zgjedhur për të kaluar pushimet në shtetin e tyre Kosovë.
Pas shumë e shumë peripecive në kufijtë në Hungari, Slloveni, Kroaci dhe Serbi, dhuratën më të poshtër po e marrin në kufirin e Kosovës, respektivisht nga Qeveria e Avdullah Hotit dhe Armend Zemaj.
Mërgimtari nga shteti i tij i quajtur Kosovë në kufi e merr një deklaratë të pregatitur nga Qeveria e Kosovës,detyrohet ta nënshkruaj, ku sipas rekomandimit të Qeverisë ai zotohet se do të vet izolohet për 14 ditë, nuk do të pranoj vizita nga familjarët dhe nuk do të lëviz. Krejtë këto deri sa te bëjnë testin përmes së cilit konfirmohet se të njëjtin janë negativ.
Pyetje për Qeverinë:
A e dini që mërgimtarët janë shtetas të Kosovës dhe i mbron Kushtetuta e Kosovës njejtë si i mbron Avdullahun, Armendin, Selimin etj.
A i keni informuar mergimtaret për këto masa dhe se çka janë pasojat nëse vinë në Kosovë?
A ka ndërmarr Armend Zemaj dhe Abvdullah Hoti ndonjë masë që çdo mërgimtar që hynë në kufi me ia ba COVID-19 testin pa pare?
Apo a është marrëveshje Qeveri-laboratore private të lidhura me qeverinë që 13 mijë mërgimtarë që vinë brenda ditës të detyrohen të bëjnë testin prej 60 euro. 60 euro here 13.000 barazi me 780 mije euro ne ditë?
Pozitë/opozitë nuk duhet lejuar këtë bisnez të qeveritareve në dëm të shtetasve tanë që jetojnë në mërgim.