Nënshkruhet kontrata për rehabilitimin e hyrjes në Ferizaj

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando dhe kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu kanë nënshkruar sot kontratën për rehabilitimin e rrugës rajonale T2, Loti 2 “Hyrja në qytetin e Ferizajt”.

Abrashi me këtë rast tha se ky projekt është shumë i rëndësishëm për qytetarët e Ferizajt. Ai ka falënderuar Ambasadën e Italisë për mbështetjen.

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, me këtë rast tha se mbështetje e shtetit që përfaqëson nuk do të mungojë.

Reklama e sponzorizuar

Përderisa kreu i Ferizajt, Agim Aliu tha se në këtë pjesë ushtrojnë veprimtarinë numër i madh i bizneseve të cilat, sipas tij, po shpërblehen për kontributin e dhënë në arkën e shtetit, raporton EO.