Ushtruesi i detyrës së SHSKUK-së, Valbon Krasniqi tha se pacientëve të shtrirë që janë duke u trajtuar për COVID-19 do t’ju sigurohen të gjitha barnat dhe produktet e nevojshme për trajtim.
I pyetur se disa qytetarë kanë shpenzuar deri në 5 mijë euro për trajtimin e familjarëve me COVID, ai tha se ky çmim është tepër i madh, andaj nëse kanë dëshmi ta dokumentojnë atëherë ata do të ndihmohen.
“Ne do t’i sigurojmë të gjitha barnat dhe produktet e nevojshme, edhe shtreter për të gjithë ata që do të kenë nevojë të shtrihen. Nuk mund t’i di në detaje. Megjithatë është pak tepër i madh çmimi prej 5 mijë euro për trajtimin e COVID. Nese kanë dëshmi të dokumentojnë ato dhe të shohim si mund t’ju ndihmojmë qytetarëve”, tha Krasniqi në një konferencë për media.