Pjesën më të madhe të shpenzimeve qeveritare e përbëjnë kontributet sociale dhe përfitimet

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), publikon Llogaritë Qeveritare të Kosovës në bazë tremujore TM3 2020. Ky botim paraqet pasqyrën e të hyrave dhe shpenzimeve qeveritare brenda kësaj periudhe.

Shuma e të hyrave të Qeverisë së Përgjithshme në TM3 2020 ishte 512.6 milion Euro. Pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë tatimet në produkte, të cilat paraqesin 65.8% të totalit
të të hyrave, ndërsa pjesa e mbetur është shpërndarë në kategori tjera të të hyrave.

Shuma e shpenzimeve të Qeverisë së Përgjithshme në TM3 2020 ishte 579.8 milion euro. Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë kontributet sociale dhe përfitimet me 30.9%, kompensimi i punëtorëve 28.3%, formimi i kapitalit bruto 16.3%, konsumi i ndërmjetëm 9.0%, ndërsa pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në kategori tjera të shpenzimeve.

Reklama e sponzorizuar

Në bazë të COFOG-ut shuma e shpenzimeve të Qeverisë së Përgjithshme në TM3 2020 ishte 579.8 milion Euro. Shpërndarja më e madhe e shpenzimeve është bërë në sektorin: mbrojtja sociale 23.0%, çështjet ekonomike 19.5%, shërbime të përgjithshme 17.1%, arsimi 13.2%, shëndetësia 10.8% ndërsa pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në sektorët e tjerë.