Publikohet lista e bizneseve që kanë fituar grante nga Komuna e Prishtinës

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka publikuar listën e bizneseve të cilët kanë fituar grante nga komuna.

Ai përmes një postimi në Facebook, tha se përfitues janë 4941 biznese, 1976 mikro biznese me nga 600euro dhe 2965 biznese te vogla me nga 1300 euro.

“Lista e publikuar dhe përfituesit janë përcjell në Thesarin e Kosovës – Ministrinë e Financave.  Fondet janë nga buxheti i Komunës së Prishtinës dhe si institucion kemi përfunduar të gjitha procedurat dhe tashmë presim procedimin e ekzekutimit të pagesave nga Thesari”, shkruan Ahmeti.

Reklama e sponzorizuar

Listën e përfituesve mund ta gjeni duke klinkuar KËTU.

https://www.facebook.com/shpend.ahmeti/posts/10160576049712166