Punëtorët e sektorit publik rrezikojnë të mbesin pa paga

Shpërbërja e Kuvendit pa u votuar buxheti i vitit 2021, në mars mund të lë qytetarët pa paga.

Pas shumë përpjekjesh, para disa javësh kaloi në Kuvend Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike.

Reklama e sponzorizuar

Kjo ishte një ndër sfidat më të mëdha që pati qeveria Hoti.

E një sfidë tjetër po e pret edhe tash Qeverinë në Detyrë të Kosovës.

Bëhet fjalë për projektibuxhetin 2021.

Deri në mars, punëonjësit e sektorit publik mund të marrin paga, me buxhetin aktual.

Kështu konfirmojnë njohësit e çështjeve juridike në vend.

Por, a mund ta sjell qeveria Hoti projektbuxhetin para ligjvënësve, duke qenë Qeveri në Detyrë?

E problematike situaten po e shohin edhe ekonomistet.

Ata thonë se kjo do ishte një goditje tjeter për qytetarët e Kosovës.

Pak më relaksuese gjithë këtë situatë po e sheh deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Eman Rrahmani.

Ai thotë se qeveria e re do të krijohet para muajt mars, dhe do të votohet një buxhet i ri.

Projektbuxheti i vitit 2021 ende nuk është votuar në Komisionin për Buxhet dhe Transfere.