Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar sot raportin për indeksin e kosotos së ndërtimit për tremujorin e tretë të vitit 2020.
Ky indeks, sipas ASK-së, është rritur për 0.5 për qind në këtë tremujor të tretë në krahasim me tremujorin e dytë, përcjell Buletini Ekonomik.
Ndërkaq, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2019, Indeksi i Kostos së Ndërtimit 2020 ka pësuar një rënie për -0.4 për qind.
Rritjen më të madhe e kishte energjia me 2.6 % ,transporti me 2.5%, materialet me 0.7 % dhe makineritë tjera me 0.3 % . Kjo rritje e çmimeve ishte neutralizuar kryesisht me uljen e çmimeve te pagat (- 0.8%) dhe kostot e tjera (-0.7%) .
Në anën tjetër, krahasuar me TM3 2019, rënia e indeksit kryesisht u vërejtë te kategoria e pagave (-3.8 %), te energjia (-0.5 %) dhe kostot e tjera (-0.3 %). Ndërsa ngritje pati te makineritë me 1.5 %, te transporti me 0.9 % dhe materialet 0.2 %. /Buletini Ekonomik/