Rukiqi: Investimet nga diaspora të trajtohen si investim strategjik

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, me anë të një statusi në facebook, ka thënë se diaspora është resursi më strategjik që Kosova e ka, prandaj duhet që investimet e tyre të trajtohen si investime strategjike.

Sipas Rukiqit, Kosova nuk do të kishte qëndrueshmëri ekonomike, pa kontributin e diasporës dhe se ajo mund të jetë potencial i rëndësishëm i rimëkëmbjes ekonomike, jo vetëm duke financuar konsumin, por para së gjithash duke investuar.

Tutje Rukiqi shtoi se si Odë, ata do të propozojnë dhe do të avokojnë fuqishëm që investimet e diasporës të trajtohen si investim strategjik, pavarsisht vlerës së investimeve, si dhe të lirohen nga çdo obligim tatimor, së paku për 5 vite. /Buletini Ekonomik/

Reklama e sponzorizuar