Seanca për buxhetin shtyhet për në orën 17:00

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani ka njoftuar se seanca e sotme e paraparë të mbahej qysh në orën 14:00, është shtyrë për në orën 17:00.

“Ne deri tash ishim duke pritur për përgatitjen e materialeve të nevojshme për seancë. Deri në orën 17:00 raporti me rekomandime lidhur me amandamentet nuk do të jetë gati, kështu që seanca shtyhet për në orën 17:00”, tha Osmani.