Shoqata e Naftëtarëve kërkon pezullimin e udhëzimeve të MTI-së

Nafta
Fotografi ilustruese

Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës mbajtën konferencë për media  lidhur me shqetësimet e tyre mbi nenet e udhëzimeve administrative të shoqatave të Naftëtarëve, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i kësaj shoqate, Fadil Bernjani tha që ne nuk jemi kundër këtyre ligjeve por jemi kundër udhëzimeve.

“Ne nuk jemi kundër ligjeve të BE-së por jemi kundër udhëzimeve të palëve të interesit”, tha ai.

Reklama e sponzorizuar

Bernjani  ankesat e tyre lidhen me pastrimin e rezervarëve si dhe me kontrollin e cilësisë.

“Pas takimeve me kryeministrin në detyrë, nuk kërkojmë diçka që nuk bahet”, shtoi ai.

Tahir Zogaj, kryetar i këshillit protestues tha që pas takimeve që kanë zhvilluar, kanë arritur në përfundim se udhëzimet nuk janë të drejta.

“Për këto tri udhëzime ne jemi në kundërshtim duke përfshirë rritjen e çmimeve të derivateve dhe kalibrimit, pastrimit të rezervarëve dhe të jetë jo vetëm një operator për pastrimin e rezervarëve por të jenë më shumë”, tha Zogaj.

Mes tjerash ai tha që ne po kërkojmë që këto udhëzime të pezullohen deri në ndryshimin e tyre.

“Ne po kërkojmë rishikimin e këtyre udhëzimeve por jo shfuqizimin e tyre”, tha kryetari Zogaj.