Shqipëri: Mbi 50 mijë qytetarë humbën punën në 3-mujorin e dytë të 2020

Dy ditë pasi ktheu buxhetin e vitit 2021, i cili sipas Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, nuk adreson nevoja më të mëdha që kanë sot shqiptarët, si varfëria, papunësia dhe përballja me pandeminë, kreu i shtetit ndalet sërish te shifrat.

Në një postim në Facebook, kreu i shtetit shkruan se buxheti 2021 nuk ka objektiv mbrojtjen e vendeve të punës dhe rritjen e punësimit.

Ai thekson se mbi 50 mijë qytetarë humbën vendet e punës në 3-mujorin e dytë të vitit 2020.

Reklama e sponzorizuar

“Mbi 50,000 qytetarë humbën vendet e punës dhe papunësia nga 11.2%, u rrit në 11.9%, deri në 3-mujorin e dytë të vitit 2020. Buxheti 2021 nuk ka objektiv mbrojtjen e vendeve të punës dhe rritjen e punësimit”, shkruan Presidenti.