Sindikata e Policisë paralajmëron masa nëse Qeveria nuk i merr parasysh kërkesat

Sindikata e Policisë së Kosovës në një mbledhje të mbajtur të martën ka bërë të ditur se Qeveria e Republikës së Kosovës është në njohuri se zyrtarët policorë ishin të infektuar me Covid-19, ku përveç vuajtjes nga sëmundja kishin edhe shpenzime të jashtëzakonshme. Përmes një komunikate për media Policia ka bërë të ditur se deri me tani ka humbur 12 zyrtarë policorë nga Covid-19 dhe mbi 1400 të infektuar.

Policia ka thënë se angazhimi për parandalim të COVID-19 vazhdon edhe më tutje “dhe sa vije e shtohen detyrat dhe punët e çdo zyrtari policor, ndërsa realizimi i të drejtës për zyrtarin policor as nuk ishte prioritet i Qeverisë së Republikës së Kosovës, dhe siç po duket vazhdon të mos jetë”.

mu për ketë ne si Sindikatë e Policisë së Kosovës, në mbledhjen e mbajtur me datën 22.12.2020, kërkon me ngulm realizimin e të drejtave themelore të Zyrtarëve të Policisë së Kosovë si dhe Stafit Civil në PK-ë, të parapara me ligjet e vendit dhe të përshkruara në vendimet dhe zotimet e Qeverisë të premtuara në takimet e fundit. Sindikata e Policisë së Kosovës i rikujton Qeverisë së vendit se pagesa e pakos emergjente, pagesa e ushqimit e bazuara në ligj dhe pagesa e orëve të punës varësisht kohës në punë përfshirë vikendeve dhe në festa, si dhe pagesa ndërrimin e natës në mënyrë të dinjitetëshme të jenë prioritet i ekzekutivit të vendit për ketë vit, për të gjithë Zyrtarët Policorë dhe Stafit Civil e jo të jenë kërkesa në pritje në realizim pasi që në asnjë mënyrë nuk do lejojmë të shtyhen këto kërkesa si gjithnjë”, thuhet tutje në njoftim.

Reklama e sponzorizuar

Mospagesa e tyre, sipas njoftimit do shtyjë Sindikatën e Policisë së Kosovës që edhe në ketë fund vit të shikojë mundësin e marrjes së masave më radikale në mënyrë që të realizoj të drejtat e tyre.

“Andaj presim dhe jemi të bindur që Kryeministri i vendit në detyrë dhe Ministri MPB-së në detyrë t’i marrin prioritet këto kërkesa të pjesëtarëve të PK-së të cilat iu takojnë me të drejt të plotë sipas ligjeve aktuale dhe të realizojnë”, thuhet tutje në njoftim.