Tetë persona kanë vdekur në 24 orët e fundit në Kosovë si pasojë e koronavirusit.
Janë raportuar nga IKSHPK-ja edhe 453 raste të reja derisa janë shëruar 483.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, njofton se janë kryer 1470 testime.
Numri total i rasteve pozitive është 47.952 raste nga 168.211 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.233 raste të vdekjes.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 35.439 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.280.