Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës ka publikuar statistikat për tërheqje të 10%-shit në pesë ditët e para.
Banorët e Kosovës vazhdojnë të aplikojnë në Fondin e Kursimeve Pensionale për tërheqjen e 10 përqindëshit.
Trusti ka publikuar statistikat e aplikimeve për tërheqjen e 10 përqindëshit në pese ditët e para, shkruan lajmi.net.
Sipas këtyre statistikave, deri më tani janë 8 mijë e 193 persona të cilëve nga tërheqja e 10 përqindëshi i takojnë 10 euro apo edhe më pak.
Theksojmë se nga 11 dhjetori ka filluar aplikimi për tërheqjen e 10 përqindëshit dhe ky aplikim do të zgjas katër muaj.