Trusti Pensional i Kosovës gjatë ditës së sotme ka pranuar dhjetëra shqetësime rreth paralajmërimeve të sotme se bilanci i 10% mund të zbritet në llogaritë e qytetarëve për shumën e 10% të kursimeve të tyre.
Nga Trusti kanë sqaruar se më së miri është që qytetarët të presin ekzekutimine pagesës në banka që ta kontrollojnë gjendjen e bilancit dhe shumës përfundimtare që do t’iu del.
Sipas Fondit Pensional të Kosovës, për momentin është duke u bërë regjistrimi kontabël në sistemin e menaxhimit të llogarive, dhe informacioni i 10 përqindëshit paraqitet në dy fusha: 1) vetëm si kontribute dhe 2) bashkë me kthim nga investimet, dhe pastaj në bilancin përfundimtar të gjendjes do të mund ta vëreni më së lehti dallimin.
“Pra, që ta vëreni qartë dallimin, ju lutemi që të prisni deri më 23 dhjetor për t’i kontrolluar të gjitha pagesat e aplikimeve prej 11 deri 17 dhjetor 2020”, përfundon tutje komunikata nga Trusti. /Buletini Ekonomik/