​KRU ‘Prishtina’ nis me procedimin e konsumatorëve borxhlinj te përmbaruesit privat

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” kërkon nga konsumatorët që të përmbushin obligimin ndaj pagesës së faturave të rregullta mujore për shpenzimin e ujit.

KRU “Prishtina” njofton se do të fillojë përfundimisht me procedimin e konsumatorëve borxhlinj në procedurë përmbarimore tek përmbaruesit privat.

“Inicimi i kësaj procedure përmes përmbaruesve privat krijon shpenzime shtesë për ju dhe do të vështirësonte përmbushjen e obligimit tuaj duke paguar taksën shtesë. Janë përgatitur 250 lëndë që të dërgohen në këtë javë te përmbaruesit privat (kryesisht lëndë me borxhe të larta) ndërsa edhe 250 lëndë të tjera javën tjetër”, thuhet në njoftim. 

Reklama e sponzorizuar