Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj është takuar sot me Bordin Këshillëdhënës diskutuam për situatën epidemiologjike dhe sfidat me të cilat po përballet Kosova në menaxhimin e pandemisë.
Zemaj tha se rekomandimet e Bordit janë qenësore, duke dëshmuar përkushtim, ekspertizë dhe besueshmëri.
“Respektimi i masave nga ana e qytetarëve dhe mbikëqyrja rigoroze e zbatimit të masave, janë rruga e konfirmuar e suksesit kundër virusit. Bashkë ia dalim!”, ka shkruar Zemaj.
Kujtojmë se numri i të infektuarve në Kosovë ka arritur në 41 mijë e 299.