Kompania për distribuimin e energjisë elektrike në Kosovë, KEDS, ka njoftuar se për sot ka paraparë punime në projekte investive dhe për siguri të sistemit.
Punime është planifikuar të kryhen vetëm në rajonin e Prishtinës dhe si rezultat do të ketë ndërprerje të energjisë vetëm në disa lokalitete të këtij rajoni.
Ky është orari:
Punime në projekte investive
Data e punimit: 30-12-2020
1.
TS 110/10(20)kV Prishtina 7 do të ndërprehet:
Dalja 10 kV J11 Matiçani (Kodi: 19000041) prej orës 09:00 deri në ora 21:00
Vendet: TS Mati 1, 2, 3, 4, Zllatar dhe TS Rezervuari 4.
Arsyeja: Realizimi i lidhëseve dhe energjizimi i trafos së re.
Punime të domosdoshme për siguri të sistemit
Data e punimit: 30-12-2020
1.
TS 110/10(20)kV Prishtina 5 do të ndërprehet:
TS.10/04 kV Kodra e Trimave – 12 (Kodi: 13000016034) prej orës 10:00 deri në ora 11:00
Vendet: rr.Vlora, rr.Rugova dhe rr.Xhevat Begolli.
Arsyeja: Vendosja e grupeve matëse pas ndërrimit të transformatorit.