Ambasadori zviceran në Kosovë, Thomas Kolly dhe ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, kanë nënshkruar sot një marrëveshje që shtrin programin e bashkëpunimit të Zvicrës në të gjithë vendin tonë deri në vitin 2022, me një shtesë prej 560,000 CHF.
Sipas një komunikate nga Ministria e Financave, falë mbështetjes zvicerane, më shumë se 600,000 njerëz do të kenë qasje në furnizime të reja ose të përmirësuara me ujë në përfundim të këtij programi.
Që nga fillimi i këtij programi në vitin 2005, rreth 60 milionë CHF në total janë investuar në shërbimet e ujërave rurale dhe kanalizimeve, si nga Zvicra dhe Qeveria e Kosovës (niveli qendror dhe lokal), thonë nga kjo ministri.
Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, pranoi mbështetjen e pafundme që Qeveria e Zvicrës i ka dhënë Kosovës gjatë gjithë viteve, si dhe kontributin shtesë për një projekt kaq të rëndësishëm, përkatësisht fazën e daljes së Programit Mbështetës së Ujërave Rurale dhe Kanalizimeve. Në përputhje me prioritetet qeveritare, Ministrja mirëpriti bashkëpunimin e mëtejshëm me Zvicrën për projektet e ardhshme në sektorin e ujit dhe nënvizoi zotimin e Kosovës për zbatimin e tyre të suksesshëm.