Çuarja deri në fund e një projekti nuk është gjithmonë një sipërmarrje e lehtë. Nuk janë të pakta rastet kur ai na mbetet në dorë, pa qenë në gjendje ta çojmë deri në fund.
Por cilat janë shkaqet që na sabotojnë nga brenda në detyrën tonë?
Jeni të varur nga e-mail juaj që në të shumtën e rasteve vetëm ju shpërqendron.
Jeni të varur nga celulari juaj. I përgjigjeni çdo telefonate, mesazhi, notification-i.
Jeni të varur nga rrjetet sociale. Këtu s’ka shumë për të thënë.
Jeni të paorganizuar, dhe asnjëherë nuk gjeni ato që kërkoni.
Nuk thoni kurrë jo, edhe pse jeni të mbingarkuar me punë.
Nuk keni hapësirë bashkëpunimi.
Edhe nëse ju e keni mbaruar pjesën që ju është caktuar për një projekt të caktuar, ju nuk mund të vazhdoni në fazën tjetër sepse personi përgjegjës për të nuk është dhe nuk ju ka lënë asnjë nga materialet e nevojshme.
Nuk jeni të sigurt.
Jeni të varur nga kërkimi në internet.
Punoni pa afate të përcaktuara, që është një prej gjërave më të këqija sepse kështu ju mund ta zvarrisni një punë për një kohë shumë të gjatë.