BE-ja regjistron suficit tregtar prej 75.6 miliardë eurosh në tremujorin e tretë 2020

Bilanci i llogarisë rrjedhëse të Bashkimit Evropian (BE) regjistroi një suficit tregtar prej 75.6 miliardë euro në periudhën korrik-shtator të vitit 2020.

Siç njofton Zyra evropiane Statistikave, suficiti i llogarisë rrjedhëse të BE-së ishte 2.2 për qind e Produktit të Brendshëm Bruto (PBB) në tremujorin e tretë të vitit 2020, ndërsa përqindja ishte 2.9 për qind për të njëjtën periudhë në vitin 2019.

Shifra ishte më e ulët, pasi regjistroi 87.6 miliardë euro suficit në tremujorin paraardhës dhe 100.3 miliardë euro në të njëjtin tremujor në vitin 2019.

Reklama e sponzorizuar

Lidhur me nën-kategoritë, Eurostat tha se suficiti i llogarisë së mallrave u rrit në 91.6 miliardë euro në periudhën korrik-shtator nga 78.8 miliardë euro në tremujorin e tretë të vitit 2019, ndërsa suficiti i shërbimeve ishte 9.7 miliardë euro nga 32.6 miliardë euro.

Ndërkohë, llogaritë primare, sekondare dhe ato të kapitalit shënuan deficit prej 7.2 miliardë euro, 18.5 miliardë euro dhe 4.2 miliardë euro.

Në tremujorin e tretë të vitit 2020, bazuar në të dhëna të rregulluara jo-sezonale, BE regjistroi suficit të llogarisë rrjedhëse të jashtme me Britaninë e Madhe me 54.6 miliardë euro, SHBA-në me 32.7 miliardë euro, Zvicrën me 11.3 miliardë euro, Kanadanë me 6.6 miliardë euro, Brazilin dhe Hong Kongun me nga 6.2 miliardë euro, Rusinë me 5.3 miliardë euro, Indinë dhe Japoninë me nga 0.6 miliardë euro.

Gjithashtu, bëhet e ditur se deficitet u regjistruan me Kinën me 29.2 miliardë euro dhe qendrat financiare offshore me 8 miliardë euro.