Bashkimi Europian është në bisedime me Pfizer dhe BioNTech rreth porositjes së 100 milion doza më shumë të vaksinës së tyre COVID-19.
Blloku, me një popullsi prej 450 milion, ka porositur tashmë 200 milion doza të vaksinës Pfizer-BioNTech dhe sipas kontratës të nënshkruar mes dy palëve në nëntor ata do të kenë mundësi të blenë dhe 100 milion doza të tjera.Çdo marrës ka nevojë për dy doza të vaksinës.
Burimet thanë se BE po kërkon të blejë 50 ose 100 milion doza shtesë nga kompanitë.
Dozat e reja mund të dorëzohen sa më shpejt në tremujorin e tretë. Por një nga burimet shtoi se dërgesat mund të bëheshin gjithashtu në tremujorin e katërt dhe do të ishin me të njëjtin çmim për dozë siç ishte rënë dakord në kontratën ekzistuese.
BE ra dakord të paguante 15.5 euro për dozë në atë kontratë, sipas një dokumenti të BE parë nga Reuters.
Një zëdhënës i Komisionit Europian nuk pranoi të komentonte mbi numrin e porosive të mundshme. Por të hënën ai tha në një konferencë shtypi se BE po përpiqej të siguronte më shumë doza nga Pfizer dhe BioNTech përveç 300 milion dozave të rezervuara tashmë
Një zëdhënës i Pfizer tha se ai nuk mund të komentonte pasi diskutimet me qeveritë janë konfidenciale, ndërsa BioNTech nuk dëshironin që të komentonin.