Borxhi publik i përgjithshëm i Britanisë së Madhe është rritur në 2 trilionë e 131 miliardë sterlinë.
Sipas të dhënave të Zyrës për Statistika Kombëtare (ONS), në muajin dhjetor të vitit 2020 borxhi mujor publik i vendit përveç bankave publike ishte 34.1 miliardë sterlinë.
Në periudhën e njëjtë të vitit paraprak borxhi mujor publik i Britanisë ishte 28.2 miliardë sterlinë.
Sipas të dhënave të fundit, borxhi publik neto i Britanisë përveç bankave publike për periudhën nga prilli i vitit 2020, kur filloi periudha tatimore, e deri në dhjetor është rritur në 333.5 miliardë sterlinë.
Ndërkohë borxhi i përgjithshëm i vendit u rrit në 99,4 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) duke arritur në 2 trilionë e 131 miliardë sterlinë.
Shifra në fjalë nëse krahasohet me përqindjen e borxhit publik me PBB-n është niveli më i lartë që nga viti 1962.
Rregullimet e buxhetit në Britani që u ndikuan nga pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19) pritet të njoftohen më 3 mars.