Sektori i hoteleve dhe restoranteve po del të jetë më i godituri nga pandemia. Të dhënat e fundit të publikuara nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK) thonë se ky sektor pati një rënie prej 39 për qind të aktivitetit ekonomik.
“Në baza sektoriale, nё gjysmën e parё tё vitit 2020, rënien mё tё lartё e shënoi sektori i hoteleve dhe restoranteve me 39.0 pёrqind, ndërtimtarisë me 35.5 përqind, transportit dhe magazinimit -33.1 pёrqind, aktiviteteve administrative dhe mbështetëse (-22.8 pёrqind), tregtisë (-5.0 pёrqind), etj. Nё anën tjetër, rritja mё e lartё ёshtё shënuar tek sektori i industrisë përpunuese (15.7 pёrqind), informimit dhe komunikimit (15.7 pёrqind), furnizimit me energji elektrike dhe gaz (12.8 pёrqind), shëndetësisë dhe punës sociale (11.1 pёrqind), industrisë nxjerrëse (5.8 pёrqind)”, thuhet në raportin e BQK-së mbi vlerësimin tremujor të ekonomisë.
Përkundër hapjes sё ekonomisë, vlerësohet se trendi i rënies sё aktivitetit ekonomik ka vazhduar edhe nё TM3 2020. Këto vlerësime mbështeten nё rënien eksportit tё shërbimeve në periudhën raportuese, rënien e shpenzimeve kapitale tё qeverisё, rënien e IHD-ve, etj. Indikacion i rënies së kërkesës së brendshme është edhe rënia e importit të mallrave prej 9.3 përqind në TM3 2020. Në anën tjetër, remitencat kanë shënuar rritje edhe gjatё TM3 2020. /Buletini Ekonomik/