“Burnout” – apo stresi kronik në vendin e punës

Kur njerëzit mendojnë rreth “burnout”, ata shpesh nënkuptojnë të qenët i mbingarkuar apo i rraskapitur – por nuancat e fjalës “burnout” shkojnë përtej të qenët thjesht i zënë apo i mbingarkuar.

Në vitin 2019, Organizata Botërore e Shëndetësisë e klasifikoi “burnout” si një sindromë që është rezultat i stresit kronik në vendin e punës, i cili nuk menaxhohet me sukses. “Burnout” karakterizohet nga këto tre simptoma – ndjesia e shterimit të energjive apo lodhje; negativitet apo cinizëm që lidhen me punën dhe efikasitet i reduktuar profesional.

Sipas Emily Ballesteros, eksperte e menaxhimit të “burnout” në Çikago, ka tre lloje “burnout” me shkaqe unike.

Reklama e sponzorizuar

“Burnout” mund të jetë i vështirë të identifikohet nga njerëzit në jetën e përditshme, thotë Ballesteros për CNBC Make It. “Rrallë na vjen mundësia të ulemi në një dhomë të qetë dhe të reflektojmë: Për çfarë kam nevojë me të vërtetë?. Si ta kuptoj që cilësia ime e jetës po më rrëshqet nga duart?” – thotë ajo.

Si një eksperte e menaxhimit të “burnout”, ajo punon në kontakt të ngushtë me profesionistë që duan të përmirësojnë ekuilibrin midis jetës profesionale dhe asaj personale, të zhvillojnë aftësinë e shfrytëzimit të kohës, të menaxhojnë stresin dhe të vënë kufizime.

Çfarë duhet të dini rreth tre llojeve të “burnout” dhe si të veproni:

“Burnout” për shkak të volumit të punës – Ky është lloji i “burnout” të cilin pjesa më e madhe e njerëzve e njohin dhe është më i përhapuri. Ballesteros thotë se ai karakterizohet nga të qenët vazhdimisht i zënë dhe nga mospasja e kohës apo energjisë për veten dhe ndjesia e rraskapitjes.

Si të veproni: Faktet nuk gënjejnë, thotë Ballesteros. Mbani shënime të aktivitetit tuaj të paktën tre ditë pune dhe regjistroni se sa kohë shpenzoni për detyra të caktuara, thotë ajo. “Më pas, analizoni me objektivitet të dhënat, mos u habisni kur ta gjeni veten se keni humbur aksidentalisht për dy orë në telefonin tuaj”. Identifikoni më pas gjërat që doni të ndryshoni.

“Burnout” nga mërzitja – Shpesh ne e lidhim kuptimin e fjalës “burnout” me të punuarit shumë, por kjo mund të ndodhë edhe kur ju nuk sfidoheni me projekte të reja apo thjesht jeni mërzitur dhe keni nevojë për një ndryshim.
Shpesh njerëzit, kur nuk gjejnë më frymëzim nga jeta e tyre, nuk dinë se nga t’ia fillojnë për të ndryshuar, për këtë arsye ndihen në kurth apo të paralizuar – thotë Ballesteros. “Nëse do t’i thoshit dikujt që ndihet i ezauruar nga mërzitja që ‘jeta juaj do të jetë e njëjta edhe pas një viti’, do të rrënohej tërësisht, pasi është i pakënaqur” – thotë ekspertja.

Si të veproni – Nëse puna juaj është e mërzitshme, është e rëndësishme të gjeni hapësira në jetë ku të ndiheni i angazhuar dhe me sfida përpara. Ajo këshillon që të bëni një listë se si do të ishte jeta ideale në kategori të ndryshme: karrierë, shëndet, stil jete dhe sfera personale. Zgjidhni se cilat janë më të rëndësishme dhe bëni ndryshime ditë pas dite për të arritur qëllimin tuaj.

“Burnout” për shkak të socializimit – Kënaqësitë e njerëzve janë shpesh të ekspozuara ndaj “burnout” pasi ata “do të parapëlqenin të ishin në siklet se sa të vinin në siklet dikë tjetër”, thotë Ballesteros. Kënaqësitë e njerëzve janë “dhurues natyralë”, ata mund ta kenë të vështirë t’u thonë “jo” detyrimeve dhe të tërheqin njerëz që kanë shumë kërkesa. Për pasojë, “janë vazhdimisht të zbrazët nga pikëpamja sociale”.

Si të veproni – Caktoni kufij dhe bëni hapa përpara në të thënët “jo”, ky është çelësi i menaxhimit të “burnout”, veçanërisht për kënaqësitë e njerëzve – thotë Ballesteros. Në vend që të thoni automatikisht “po”, është e rëndësishme të komunikoni me drejtuesin tuaj, për ta vënë në dijeni se ju nuk keni më energji, pasi ngarkesa juaj e punës, tashmë është e paqëndrueshme. Ju nuk po thoni: nuk mund ta bëj punën time. Ju vetëm po thoni: “nëse doni që të shihni këtë lloj cilësie tek unë, ju duhet të zvogëloni sasinë”.

*Cory Stieg
Burimi: CNBC