Në Shqipëri dominojnë makinat gjermane, të paktën sipas të dhënave më të fundit të Institutit të Statistikave. Raporti i INSTAT tregon se nga totali i autoveturave në vend, 30.7% janë të tipit Mercedez Benz, 16.6% janë Volkswagen, ndërsa 10% janë të markës Ford (për vitin 2019).
Nga ana tjetër, Mercedez Benz, Volkswagen dhe Ford-i kanë dominuar për një periudhë të gjatë kohore në vend, e jo vetëm për vitin 2019. Sipas INSTAT, këto kanë qenë market kryesore për periudhën 2011 – 2019. Në këtë 9 vjeçar, Mercedez Benz ka zënë 19.1% të markave në treg, Volkswagen 14.1%, Ford-i 7.7%, ndërsa Audi, 7.1%.
Sa i takon totalit të automjeteve në vitin 2019, sipas Instat, rrugët e Shqipërisë kanë njohur 628 mijë e 937 mjete, prej të cilave 499 mijë e 779 kanë qenë autovetura, 44 mijë e 679 automjete për transport të përzier, 37 mijë e 954 motomjete, 13 mijë e 538 kamionë, duke vijuar më tej me rimorkio, automjete për transport të veçantë, autobuzë, etj.
Jenida Vladi/ SCAN