Dy persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19 në Kosovë në 24 orët e fundit, ndërsa janë regjistruar edhe 301 raste të reja.
Rastet e vdekjes janë nga Fushë-Kosova (80-vjeç) dhe Prishtina (58-vjeç).
Sipas raportit të Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, në 24 orët e fundit janë kryer 1459 testime.
Rastet e reja pozitive janë nga komunat: Prishtinë 103 raste, Podujevë 32 raste, Fushë-Kosovë 20 raste, Pejë 17 raste, Lipjan 16 raste, Vushtrri 15 raste, Mitrovicë 14 raste, Drenas 13 raste, Ferizaj 12 raste, Gjakovë 10 raste, Obiliq 10 raste, Gjilan 6 raste, Shtime 6 raste, Prizren 5 raste, Rahovec 5 raste, Malishevë 4 raste, Viti 4 raste, Kamenicë 2 raste, Klinë 2 raste, Skenderaj 2 raste, Suharekë 2 raste dhe Dragash 1 rast.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 457 pacientë, duke e çuar totalin në 43 mijë e 835 nga 52 mijë e 634 sa janë regjistruar deri tash.
7442 është numri i rasteve aktive.
Janë regjistruar 1357 raste të vdekjes.