Ndalimi i aksesit tek email-i i punës punonjësve, jashtë orarit zyrtar, mund të jetë më shumë i dëmshëm se sa pozitiv.
Kërkuesit e Universitetit të Sussex zbuluan se, ndërkohë që ndalimi mund të ndihmojë disa punonjës të shkëputen, mund të ndalojë gjithashtu disa persona të arrijnë objektivat e tyre në punë, duke shkaktuar stres.
Kompanitë po e kufizojnë gjithnjë e më shumë përdorimin e postës elektronike për të shmangur mbingarkesën. Franca është një nga shtetet që e ka bërë këtë gjë. Burime Njerëzore të CIPD (Chartered Institute of Personnel and Development – shoqatë profesionale për profesionistë të menaxhimit të Burimeve Njerëzore) thanë se ishin dakord me rezultatet e universitetit.
Sipas kërkimit, politikat e ashpra mbi përdorimin e postës elektronike mund të jenë të dëmshme për punonjësit me “nivele të larta ankthi”. Kjo pasi disa punonjës kanë nevojë të ndihen të lirë t’i përgjigjen një “numri në rritje email-esh të akumuluara” ndryshe do të ndiheshin më të stresuar apo të mbingarkuar – thonë studiuesit.
Dr. Emma Russell, e Universitetit të Sussex Business School, tha se pavarësisht qëllimit të mirë të politikave që kufizojnë përdorimin e postës elektronike, qasja unike gjithsesi duhet të shmanget.
“Njerëzit duhet ta menaxhojnë postën elektronike në mënyrën që i përshtatet personalitetit apo prioriteteve të objektivave të tyre, që të ndiejnë se janë duke e menaxhuar siç duhet punën e tyre.
Kompanitë që kanë ndaluar përdorimin e postës elektronike jashtë orarit zyrtar përfshijnë shtëpinë gjermane automobilistike Volkswagen, që ka konfiguruar serverët e vet në mënyrë që email-et të mund të dërgohen në telefonat e punonjësve gjysmë ore përpara nisjes së ditës së punës dhe gjysmë ore pas përfundimit të saj dhe jo gjatë fundjavës.
Ndër të tjera, drejtues të Lidl në Belgjikë ndaluan përdorimin e email-it të brendshëm nga ora 18:00 deri në orën 7:00 për të ndihmuar punonjësit që të kthjellonin idetë dhe të shijonin më shumë kohën e lirë.
“E drejta për t’u shkëputur”
Qeveritë tashmë po përpiqen të hartojnë politika më të larmishme. Një ligj, i miratuar në vitin 2017, detyron kompanitë me më shumë se 50 punonjës që të përcaktojnë orët se kur personeli nuk duhet të dërgojë apo t’iu përgjigjet email-eve, edhe pse disa dyshojnë nëse të gjithë i zbatojnë rregullat.
Në fillim të këtë viti, New York Citi diskutoi propozimet për t’u bërë qyteti i parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për t’u dhënë punonjësve “të drejtën të shkëputen” pas punës.
Por të martën, Rafael L Espinal Jr., i cili ka propozuar këtë ide, u shpreh: “Teknologjia ka mjegulluar kufijtë midis orarit tonë të punës dhe kohës personale”. Ndërsa drejtuesi i CIPD, Ben Willmott, përgjegjës për politikat publike, tha për BBC News: “Ndalimi i përdorimit të email-it jashtë orarit të punës, mund t’u shkaktojë stres disa personave pasi duhet, apo kanë nevojë, të punojnë në mënyrë fleksibël”.
“Punëdhënësit duhet të hartojnë një politikë të qartë mbi punën nga shtëpia, duke përfshirë edhe përdorimin e postës elektronike, si dhe forma të tjera të komunikimit dixhital, për t’u dhënë mundësinë njerëzve, që e hapin postën elektronike jashtë orarit të punës, që ta bëjnë këtë gjë, të ndihen më mirë”.