Fauci, mjeku më i paguar në qeverinë federale amerikane

Me 147 mijë dollarë në 2019-tën, Anthony Fauci rezulton sipas Forbes jo vetëm mjeku më i paguar në qeverinë federale amerikane, por gjithashtu njeriu me pagën më të lartë nga të katër milionë punonjësit e saj.

Sipas revistës së njohur, me pagën që merr imunologu amerikan kapërcen dhe presidentin. Paga e Joe Biden dhe e të gjithë presidentëve të SHBA është rreth 400 mijë dollarë në vit.

Reklama e sponzorizuar

Forbes ka përllogaritur po ashtu që nëse Fauci do të qëndrojë me administratën aktuale deri në vitin 2024, ai do të arkëtojë rreth 2,5 milionë dollarë. Eksperti kryesor i sëmundjes infektive në vend, u caktua së fundi nga Presidenti Joe Biden me punën e informimit të publikut për zhvillimet e fundit mbi pandeminë e koronavirusit.

Fauci u sulmua në mënyrë të përsëritur nga ish-presidenti Trump për pikëpamjet e tij mbi pandeminë, ndërkohë që kishte qenë pjesë e task force-s së tij për koronavirusin. Ai pretendon sidoqofte ekipi i ri “nuk po e fillon punën nga e para”. “Ne jemi duke sjell ë ide të reja, por po shqyrtojmë edhe disa ide të administratës së mëparshme që nuk ishin ide të këqija”, është shprehur Fauci.