Vërshimet e mëdha në vend gjatë ditëve të fundit kanë lënë pasoja dhe gjendje të rënduar. Disa rrugë vazhdojnë të mbesin akoma të bllokuara.
Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka njoftuar se kjo gjendje është edhe si pasojë e daljes nga shtrati të disa lumenjve dhe rrëshqitjes së dheut.
Ai ka shkruar se situata është duke u menaxhuar nga mekanizmat lokal që janë në vend të ngjarjes.
“Mirëpo, situata është duke u menaxhuar me sukses nga mekanizmat lokal, që janë në vend të ngjarjes dhe deri me tani nuk ka pasur asnjë kërkesë për mbështetje nga Qendra e Situatave e Këshillit të Sigurisë së Kosovës”, ka shkruar Hoti.
KOHA ka siguruar pamje nga gjendja e rënduar në rrugën “Afrim Zhitia” në Lipjan.